Aktualitet

Moti i keq/ Shqipëria nën pushtetin e reshjeve, Vlora nën ujë, nesër pritet dëbora e parë

11 Tetor 2021, 05:26 Nga DOSJA
Moti i keq/ Shqipëria nën pushtetin e reshjeve, Vlora nën

TIRANË – Reshjet kanë pushtuar territorin e vendit që nga mbrëmja e djeshme. Ndryshimi i motit ka sjellë probleme në disa qytete të vendit, duke krijuar bllokim të akseve të ndryshme rrugore, rrëshqitje të tokës apo dhe trafik i rënduar, sidomos në Tiranë.

Qyteti i Vlorës rezulton më i prekuri, pasi është përmbytur gjatë natës si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, të cilat kanë bllokuar tubacionet duke e bërë kalimin të pamundur në shumë rrugë kryesore.

Përjashtim nuk ka bërë as Tirana, pasi reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona, gjë kjo që ka sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Trafiku ka qënë më i rënduar se zakonisht dhe qytetarët kanë pasur vështirësi në lëvizje.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), ka monitoruar situatën dhe u ka kërkuar qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të ulin shpejtësinë sepse rrugët janë të lagështa dhe ka edhe rrëshqitje gurësh në disa zona si në Poçem, Gjirokastër, Sarandë dhe në zonën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd.

Duket se situata është qetësuar disi, sidomos në Tiranë, ku pas shiut ka dalë edhe ylberi, edhe pse për pak çaste.

Territori i Shqipërisë do të jetë për disa javë me reshje shiu dhe vranësira. Pritet që nesër të bjerë dhe dëborë në vendet malore, sidomos në ato vende me lartësi deri në 900 metra.

Dita e sotme do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me reshje shiu në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 13°C, në zonat e ulëta nga 10°C në 19°C dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 20°C. Era do të fryjë në drejtimin lindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

(a.b)/m.k/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit 11 tetor 2021 permbytet tirana permbytet vlora reshjet e dendura te shiut bllokojne tubacionet parashikimi i motit 11 tetor 2021 permbytet tirana permbytet vlora reshjet e dendura te shiut bllokojne tubacionet

Sondazh

Poll