Aktualitet

Prokuroria përfundoi hetimet, babai i Kacifas: Djali im nuk vrau veten

11 Tetor 2021, 12:24 Nga DOSJA
Prokuroria përfundoi hetimet, babai i Kacifas: Djali im nuk vrau veten

GJIROKASTËR– Babai i Kostandin Katsifas, Jani Katsifas ka folur për ABC pas përfundimit të hetimeve për vdekjen e djalit të tij, 3 vite më parë në Bularat të Gjirokastrës. Ai shprehet se vendimi i dytë është me dy versione të ndryshme dhe kjo është arsyeja pse nuk beson në vetëvrasjen e djalit të tij. Jani Katsifas thekson se herën e parë u dol në përfundimin se djali i tij u vra.

Nuk e besojmë që ai është vetëvrarë në asnjë mënyrë,. Keni vendimin e parë ditën e parë kur u vra. Na thanë merreni. Ne nuk e morëm. Sollëm doktor nga Janina. Ai tha do verifikohet. Edhe nuk e pranuam. E di se çfarë thonë. Na lanë një letër që thotë vetëvrasje jo. Vrasje po. Kupton? Ajo i thotë të gjitha. Na e dhanë në Gjirokastër kur vajtëm për të marrë djalin që na thonin merre menjëherë. Dhe nuk pranuam për ta marrë pa u bërë ato analizat”, u shpreh babai i Kostandin Katsifas.

Tre vite nga ngjarja e rëndë në fshatin Bularat të Gjirokastrës, ku Kostandin Katsifas, mbeti i vdekur me dy plumba kallashnikovi, prokuroria e Gjirokastrës ka pushuar hetimet për këtë çështje.  Prokurori ka dërguar një kërkesë në gjykatë duke kërkuar pushimin e procedimit penal.

Ndërkohë Protothema shkruan se edhe raportet e shtypit shqiptar lënë të kuptohet se Kacifa kreu vetëvrasje për të mos rënë në duart e Reneas, ashtu si dhe doli raporti i djeshëm 3 vjet pas vdekjes së tij, për të cilin prindërit e tij shprehen se ende nuk e kanë marrë në dorë./AbcNews/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet jani katsifas kostandin katsifas jani katsifas kostandin katsifas

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Tetor 2021, 12:10

TIRANË– Ministria e Infrastrukturës ka shpallur si fitues të tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, një bashkim kompanish turk, i cili as më ...