Aktualitet

Ekspertët: Pacientët me Covid vetëkurohen në shtëpi, vijnë në spital kur është shumë vonë

11 Tetor 2021, 12:02 Nga DOSJA
Ekspertët: Pacientët me Covid vetëkurohen në shtëpi,

TIRANË – Gazetari Erjon Skëndaj ka raportuar ditën e sotme situatën nga spitali infektiv lidhur me pandeminë e Covid-19

Ai ka thënë se numri i shtrimeve ditore në spital nuk e kalon shifrën e 15 shtrimeve në ditë çfarë tregon për një ulje të infektimeve çdo 24 orë. Megjithatë ka një numër të lartë humbjesh jete në krahasim me numrin e të shtruarve në spital.

Sipas ekspertëve, kjo situatë vjen si pasojë e dy faktorëve kyç. I pari lidhet me variantin “Delta” dhe situatën e rëndë që ky variant krijoi në fillim të shtatorit dhe faktori i dytë është “kokëfortësia” e pacientëve me simptoma të rënda për t’u kuruar në spital, duke preferuar më mirë vetëkurimin në shtëpi. Sipas ekspertëve ata arrijnë në spital kur situata është përkeqësuar aq shume sa mjekët nuk arrijnë dot që t’u shpëtojnë jetën.

Krahasuar me javën e kaluar ka një përmirësim të situatës dhe ulje të rasteve nga  450 raste, ndryshe nga një javë më parë ku kishte rreth 660 raste.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet pandemia covid-19 spitali infektiv pandemia covid-19 spitali infektiv

Sondazh

Poll