Aktualitet

Prokuroria e nxorri vetëvrasje, ëma e Kacifas për mediat greke: Do kërkoj drejtësi në Strasburg

11 Tetor 2021, 10:44 Nga DOSJA
Prokuroria e nxorri vetëvrasje, ëma e Kacifas për mediat greke:

GJIROKASTËR- Pas 3 vitesh nga vdekja e minoritarit grek, Konstantinos Kacifas nëna e tij, Vasiliki Kacifas është shprehur e zhgënjyer nga drejtësia shqiptare e cila vendosi se ajo ishte një ‘vetëvrasje.’

Në një prononcim për protothema.gr, nëna e Kacifas shprehet se djali i saj humbi jetën për të ngritur flamurin grek dhe se nuk do të heqë dorë nga kërkimi i drejtësisë.

“Fëmija im humbi jetën sepse mbrojti të drejtën e tij për të ngritur flamurin grek në vend të tij. Unë dua që e vërteta të dalë nv dritë. Ata e vranë fëmijën tim sepse nuk mund të shpjegonin bindshëm pse e vranë atë. Lufta jonë vazhdon. Pasi ata nuk mund të zbulonin vrasjen e vërtetë të djalit tim e quajtën vetëvrasje pas 3 vitesh”.– tha ajo.

Ndërkohë Protothema shkruan se edhe raportet e shtypit shqiptar lënë të kuptohet se Kacifa kreu vetëvrasje për të mos rënë në duart e Reneas, ashtu si dhe doli raporti i djeshëm 3 vjet pas vdekjes së tij, për të cilin prindërit e tij shprehen se ende nuk e kanë marrë në dorë.

“Ne nuk morëm një përfundim në duart tona. Një letër erdhi nga Prokuroria që flet për “vetëvrasjen e fëmijës tonë”, me dy plumba në fytyrë. Në pamundësi për ta hetuar çështjen, ata e quajtën vetëvrasje pas tre vjetësh. Ajo që po ndodh është e papranueshme.  E vërteta duhet të zbardhet dhe ne do të shkojmë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Nëse ai bëri vetëvrasje siç thonë ata para forcave RENEA, le ta publikojnë videon nga kamerat. Por ata nuk e bëjnë, sepse e vërteta është ndryshe. Fëmija im humbi jetën sepse mbrojti të drejtën e tij për të ngritur flamurin grek. Unë dua që e vërteta të dalë në dritë. Lufta jonë vazhdon”, – përfundon nëna e Konstandino Katsifas.

Konstandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor 2018 gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes dy vendeve fqinje.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vasiliki kacifas vrasja e konstantinos kacifas vasiliki kacifas vrasja e konstantinos kacifas

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Tetor 2021, 12:10

TIRANË– Ministria e Infrastrukturës ka shpallur si fitues të tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, një bashkim kompanish turk, i cili as më ...