Bota

Greqi/ Kryeministri Mitsotakis pritet të marrë nesër dozën e tretë të vaksinës anti-covid

11 Tetor 2021, 10:39 Nga DOSJA
Greqi/ Kryeministri Mitsotakis pritet të marrë nesër dozën e

GREQI– Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, pritet të marrë nesër dozën e tretë të vaksinës Pfizer kundër covid-19. Mediat greke shkruajnë se ai e mori dozën e parë të vaksinës në spitain Attikon, më 27 dhjetor të vitit të shkuar.

Ditën e dielë Greqia hapi platformën e vaksinimit me dozën e tretë të qytetarëve mbi 50 vjeç dhe për ata me sëmundje të rrezikut të lartë. Doza e tretë, që njihet deri tani si dozë përforcuese nuk është e detyrueshme, kështuqë vaksinimi konsiderohet i plotë edhe nëse janë marrë vetëm dy dozat e para ose vetëm një dozë.

Komiteti Kombëtar i Vaksinimit ka përzgjedhur grupet e popullatës që kanë më shumë nevojë në krahasim me të tjerët për përforcimin e tyre me dozën e tretë të vaksinës, pasi sipas të dhënave shkencore u duk se antitrupat, si një tregues i përgjigjes imune, zvogëlohen me me kalimin e kohës, rënia e antitrupave, e kombinuar me shfaqjen e mutacioneve të virusit, përbënte një rrezik për individët të cilët nuk kishin mbrojtje adekuate për shkak të zvogëlimit të efikasitetit të vaksinës.

(i.d.Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni kyriakos mitsotakis kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll