Aktualitet

Temperatura deri në -1 gradë/ Sinoptikanët parashikojnë reshje intensive, problem zonat jugore

11 Tetor 2021, 11:40 Nga DOSJA
Temperatura deri në -1 gradë/ Sinoptikanët parashikojnë

TIRANË– Kjo javë ka nisur më vranësira dhe shira të konsiderueshëm. Rrebeshet kanë pushtuar zonat qëndrorë e jugore të vendit, ndërsa dita e nesërme pritet të një ndërprerje të reshjeve, për tu rikthyer sërish, jo më larg se të mërkurën në pjesën e dytë të ditës. Lajda Porja, sinoptikanja e Meteoalb, ka njoftuar se dita e mërkurë, e enjte dhe e premtja pjesërisht, do të përfshihen nga reshje të intensifikuara në pjesën me të madhe të vendit. Sipas saj, situata me problemstike do të jetë në zonat jugore ku shirat pritet të kenë intensitet mbi mesataren dhe të jenë lokalisht intensive.

Parametri i erës pritet të pësojë një shtim duke bërë që në zonat bregdetare era të arrijë deri në 70km në orë, ndërsa dallgëzimi deri në 5-6 ballë. Temperaturat do të ulen deri në zero apo -1 gradë celcius në zonat malore prej ditës së mërkurë dhe ato maksimalet do të jenë të vlerës 23 gradë të shënuar ditën e sotme dhe 19 gradë në vazhdim.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet moti renie e temperaturave reshje shiu moti renie e temperaturave reshje shiu

Sondazh

Poll