Politike

Pengu i Majkos sot për Kosovën, i mallëngjyer shkruan: Isha një nga barbarët e zbritur nga pylli

11 Qershor 2019, 11:33 Nga DOSJA
Pengu i Majkos sot për Kosovën, i mallëngjyer shkruan: Isha

Tiranë-Pandeli Majko i cili ka mbajtur postin e kryeministrit të Shqipërisë në momentet e vështira të Kosovës dhe ka luajtur një rol kyç në këtë luftë ka reaguar së fundmi për 20 vjetorin e bombardimit të Serbisë nga NATO.

Në një status në Facebook, në pak reshta ai shprehet se ndjek me dëshirë dhe mall mbërritjen në Prishtinë të Clintonit dhe zonjës Ollbrajt. Ndoshta Majko këtë reagim e kam bërë pasi nuk ka marrë një ftesë për sot.  Ai na lë të kuptojmë që i ka ngelur peng që nuk është prezent në ceremonitë që po zhvillohen sot në Kosovë.

Majko shfaqet i mallëngjyer ndaj Kosovës dhe thekson se e përshëndet nga larg atë teksa e quan veten një nga “barbarët e zbritur nga pylli”.

Reagimi:

Në këtë përvjetor të 20 të Luftës së Kosovës ndjek me dëshirë e mall mbërritjen në Prishtinë të miqve të shqiptarëve në ditë të vështira. Presidenti Klinton dhe Zonja Ollbrajt së bashku me ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe Toni Bler janë ndër protagonistët kryesorë të cilët shënuan kthesën e historisë për shqiptarët.
Ata që dhanë jetën vlen të kujtohen me peshën e heshtjes së lirisë. Të gjithë ne të tjerët bëmë veç detyrën. Ta gëzosh lirinë Kosova ime. Të përshëndet nga Tirana një nga “barbarët e zbritur nga pylli”  Pandeli Majko.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 20 vjetori i bombardimeve të serbisë lufta e kosovës pandeli majko 20 vjetori i bombardimeve të serbisë lufta e kosovës pandeli majko

Sondazh

Poll