Sport

Kombëtarja, më në fund një ndeshje me 100% tifozë, përfitime rekord nga biletat

11 Tetor 2021, 09:16 Nga DOSJA
Kombëtarja, më në fund një ndeshje me 100% tifozë,

TIRANE – Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, dha lajmin e mirë për tifozët pas fitores me Hungarinë, se ndaj Polonisë stadiumi “Air Albania” do të jetë i gjithi i mbushur.

Kjo do të thotë, se Kombëtarja do të ketë mundësinë pas rreth dy vitesh, të ketë “lojtarin e 12”-të në impiant çka pritet të ketë impakt në një ndeshje kaq delikate dhe të rëndësishme për ëndrrën tonë të vendit të dytë.

Nga shitja e këtyre biletave, duke bërë një përllogaritje të thjeshtë bazuar në çmimet e biletave të publikuara, FSHF ka arritur të arkëtojë një shumë të “majme” parash, që kap shifrën e 500 milionë lekëve.

Një shifër rekord kjo që tregon interesimin e madh të tifozëve dhe rëndësinë e kësaj ndeshjeje, e cila vendos shumë për vendin e dytë në grup.

Kujtojmë se Shqipëria ka arritur të grumbullojë 15 pikë, 1 pikë më shumë se Polonia rivale direkte për këtë objektiv dhe një shifër rekord sa i përket pikëve të grumbulluara ndojëherë nga Kombëtarja kuqezi në ndonjë kualifikuese të mëparshme.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll