Sport

VIDEO / Messi nuk fal, gjunjëzohet Uruguaji i Suarez

11 Tetor 2021, 09:05 Nga DOSJA
VIDEO / Messi nuk fal, gjunjëzohet Uruguaji i Suarez

ARGJENTINE – Lionel Messi është lojtari i parë amerikano-jugor që shënon 80 gola me përfaqësuesen. Ylli i PSG-së i ndihmoi Argjentinës të mposhtë bindshëm, 3:0 Uruguajin në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2022.

Kapiteni Messi e kaloi Argjentinën në epërsi, ndërkohë që Rodrigo de Paul e dyfishoi rezultatin me golin e dytë, të shënuar pak para pushimit mes pjesëve.
Gjtihçka në këtë takim u vulos me golin e sulmuesit zikaltër Lautaro Martinez në pjesën e dytë, i cili çoi shifrat në 3-0.


“Bëmë një lojë shumë të mirë, çdo gjë shkoi në mënyrë të përsosur”,- tha Messi pas ndeshjes. Argjentina nuk njeh humbje prej 24 ndeshjesh dhe kjo fitore e rrit trysninë ndaj Brazilit në grupin kualifikues të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës.

Sa i përket klasifikimit, Brazili është në krye me 28 pikë, i ndjekur nga Argjentina me 22. Ekuadori është i treti me 16 pikë, sa ka edhe Uruguaji, ndërsa Kolumbia është e pesta me 15 pikë.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll