Sport

FOTOT / Aksident horror! Rrëzohet një avion në Rusi, humbin jetën 16 kërcyes me parashutë. Midis viktimave edhe dy pilotë

10 Tetor 2021, 16:39 Nga DOSJA

RUSI – Avioni mbante 22 persona, kur u rrëzua në Tatarstan menjëherë pas ngritjes, pasi thuhet se pësoi një defekt në motorr. Të paktën 16 persona besohet të kenë vdekur, përfshirë të dy pilotët, ndërkohë që gjashtë persona u plagosën në këtë aksident.

Avioni me dy motorrë L-410 po përdorej për të trajnuar parashutistët nga klubi fluturues “Menzelinsky”. Anëtarët e klubit paguan nga 90 £ për një kërcim me parashute, ndërkohë që raportohet se dy nga të vdekurit ishin femra, ndërsa pjesa tjetër ishin meshkuj.

Dy pilotët që drejtonin avionin ishin Mikhail Belyaev 50 dhe Alexander Zykov, 51 vjeç. Thuhet se ata e drejtuan heroikisht avionin larg shtëpive të banimit para rrëzimit të tij. Dëshmitarët thanë se avioni sapo ishte ngritur dhe po fluturonte mbi pemë të ulëta kur u rrëzua.

Një raport nga “Komsomolskaya Pravda” tha se avioni ishte “i mbingarkuar” kur motori i tij i majtë pësoi defekt. Avioni fluturoi më pak se një milje, para se të ndahej avioni dhe të rrëzohej përtokë.

Fotografitë tronditëse nga vendi i ngjarjes tregojnë avionin e shkatërruar në tokë, ndërsa videot tregojnë shpëtimtarët që përplasen mbi rrënojat. Kontrolli i trafikut ajror raportoi se avioni kishte humbur komunikimin me dispeçerin para se ai papritmas të zhdukej nga ekrani i radarit.

Mësohet se shpëtimtarët kanë probleme për të hyrë në rrënojat e shkatërruara të avionit. Avioni ishte në veprim që nga viti 1987. Më parë ai fluturoi në forcat ajrore të BRSS, pastaj ishte në ruajtje dhe më pas u transferua në organizatën sportive, që ka drejtuar aeroplanin që nga ajo kohë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “komsomolskaya pravda” avioni mbante 22 persona klubi fluturues “menzelinsky” paguan nga 90 £ për një kërcim tatarstan të paktën 16 persona besohet të kenë vdekur “komsomolskaya pravda” avioni mbante 22 persona klubi fluturues “menzelinsky” paguan nga 90 £ për një kërcim tatarstan të paktën 16 persona besohet të kenë vdekur

Sondazh

Poll