Sport

Franca me Tchouaméni dhe Kimpembe në finalen e ‘Nations’ kundër Spanjës

10 Tetor 2021, 17:04 Nga DOSJA
Franca me Tchouaméni dhe Kimpembe në finalen e ‘Nations’

ITALI – Për herë të tretë radhazi, trajneri Didier Deschamps do të përdorë vendosjen e tij taktike 3-4-1-2 kundër Spanjës këtë të dielë në mbrëmje (ora 20:45) në finalen e Nations League, që do të luhet në “San Siro” të Milanos.

Trajneri i “Bluve”, i cili kishte nga një ditë rikuperim më pak në krahasim me kundërshtarët e mbrëmjes, vendosi të rreshtojë një skuadër afër asaj të së enjtes, në Torino kundër Belgjikës (3-2).

Adrien Rabiot, i testuar pozitiv për Covid-19, do të zëvendësohet siç ishte planifikuar nga Aurélien Tchouaméni.

Por edhe Lucas Hernandez, në vështirësi kundër belgëve, do të zëvendësohet në formacionin startues nga Presnel Kimpembe. Për pjesën tjetër, nuk ka surprizë. Treshja Griezmann-Benzema-Mbappé është e rekomanduar.

Ja dhe formacioni i mundshëm i Francës (3-4-1-2): Lloris (kap.) – Pavard, Koundé, Varane, Kimpembe, T. Hernandez – Tchouaméni, Pogba – Griezmann – Mbappé, Benzema.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport trajneri didier deschamps trajneri didier deschamps

Sondazh

Poll