Sport

Benzema-Mbappe përmbysin Spanjën në një sfidë emocionuese, Franca fiton edicionin e dytë të Nations League

10 Tetor 2021, 21:10 Nga DOSJA
Benzema-Mbappe përmbysin Spanjën në një sfidë

ITALI-Franca fiton edicionin e dytë të Nations League. Përfaqësuesja drejtuar nga Deschamps triumfoi në finale ndaj Spanjës me shifrat 2-1 në takimin zhvilluar në “San Siro”. Në pjesën e parë dy skuadrat qëndruan në pritje, ndërsa duhet përmendur se u regjistrua vetëm një goditje në portën e Spanjës.E kundërta ndodhi në pjesën e dytë ku të dyja ekipet “ndezën motorët”

Në minutën e 64′ Oyarzabal për Spanjën çoi topin në rrjetë duke hapur edhe siparin e golave.Kur pritej që ekipi spanjoll të fitonte terren nga goli i shënuar, vetëm dy minuta më vonë mendoi Benzema që shënoi një supergol në trekëndëshin e portierit Unai Simon duke e çuar rezultatin në barazim 1-1.

Pas golit të barazimit Franca e rriti edhe më shumë presionin duke gjetur avantazhin pak minuta më vonë me yllin e saj Kilyan Mbappe. Sulmuesi i PSG i çoi shifrat në 2-1 për Francën në një aksion shumë të kontestuar pas një pozicioni jashtë loje të dyshimtë.Kështu Franca lë pas dështimin në “Euro 2020” dhe i shton koleksionit të saj një tjetër trofe.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport franca nations league spanja franca nations league spanja

Sondazh

Poll