Aktualitet

Mijëra kg ushqime të skaduara u shitën/ KLSH e zbulon: AKU ishte në dijeni, s’i largoi nga tregu

10 Tetor 2021, 19:19 Nga DOSJA
Mijëra kg ushqime të skaduara u shitën/ KLSH e zbulon: AKU ishte

TIRANË– Në tregjet shqiptare janë shitur ushqime jashtë standardit, për të cilat dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka pasur dijeni por në asnjë moment nuk ka pasur ndërhyrje.

Sipas një artikulli të “Ora”, ka qenë Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cil në raportin e fundit shprehet se inspektorët e AKU kanë zbuluar problemin por nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të siguruar shëndetin e konsumatorëve.

Bëhet fjalë për 27 mijë e 890 kilogram mish, 20,000 kg djath të denoncuar për praninë e vajit të palmës, për të cilin ka patur ankesë edhe nga konsumatorë.

Po ashtu në dokument thuhet se 20,525 kg yndyrë vegjetale është shitur në treg si gjalp, e po ashtu 4,242 litra vaj u shitën por nuk kishin lidhje me emrin.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kontrolli i larte i shtetit kontrolli i larte i shtetit

Sondazh

Poll