Aktualitet

I humbur prej dy javësh, gjendet trupi i pajetë i 78-vjeçarit në Kukës

11 Tetor 2021, 06:49 Nga DOSJA
I humbur prej dy javësh, gjendet trupi i pajetë i 78-vjeçarit

KUKËS– Trupi i pajetë i një 78-vjeçari është gjetur ditën e djeshme në bjeshkët e fshatit Çajë. Gjatë këqyrjes nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e të moshuarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale. Ai ishte raportuar i humbur dy javë më parë, pas kallëzimit që bënë në polici familjarët e tij.

NJOFTIMI:

Më datë 10.10.2021, në bjeshkët e fshatit Çajë, është gjetur trupi i dekompozuar i shtetasit të humbur N. B., 78 vjeç, banues në fshatin Shkinak. Gjatë këqyrjes nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit N. B., nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale. Më datë 27.09.2021 në Komisariatin e Policisë Kukës, kanë bërë kallëzim familjarët për humbjen e shtetasit N.B. Nga shërbimet e Policisë janë marrë të gjitha masat për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për vlerësim.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet trup i pajete ne kukes trup i pajete ne kukes

Sondazh

Poll