Aktualitet

Pak ditë pas vrasjes së dyfishtë/ Kontrolle të befasishme në Elbasan, post-blloqe në hyrje dhe dalje të qytetit

10 Tetor 2021, 20:09 Nga DOSJA
Pak ditë pas vrasjes së dyfishtë/ Kontrolle të befasishme

ELBASAN– Policia e Shtetit ka ngritur post-blloqe dhe po ushtron kontrolle në qytetin e Elbasanit. Kontrolle janë ushtruar tek të gjithë mjetet që dyshohet se janë të dyshimta, por ende nuk flitet për persona të shoqëruar nga Policia. Ndërkohqë post-blloqet janë ngritur në hyrje dhe dalje të qytetit.

Kontrollet vijnë pak ditë pas vrasjes së dyfishtë që tronditi Elbasanin, ku Lulzim Bitri dhe Ardian Subashi (Çollaku), u ekzekutuan në afërsi të vendit “rrethrrotullimi i luleve”, ndërsa një person i tretë mbeti i plagosur.

Nga makina që u përdor për krimin, nuk ka mbetur asgjë, pasi u shkrumbua nga autorët në Balldre, duke e bërë më të vështirë sigurimin e provave për të çuar më pas hetuesit tek autorët.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elbasan kontrolle ne elbasan elbasan kontrolle ne elbasan

Sondazh

Poll