Sport

Tifozi shqiptar i ndërpret intervistën Shaqirit, i dhuron një xhaketë me stemën e UÇK-së, ja reagimi i sulmuesit (VIDEO)

10 Tetor 2021, 09:50 Nga DOSJA
Tifozi shqiptar i ndërpret intervistën Shaqirit, i dhuron një

ZVICËR– Zvicra arriti të merrte një fitore të rëndësishme përballë Irlandës së Veriut me shifrat 2-0. Përballja ishte e vlefshme për kualifikuet e Kupës së Botës, në Grupin C ku helvetët renditen në vendin e dytë në kuotën e 11 pikëve.

Në këtë përballje, Xherdan Shaqiri ishte në rolin e kapitenit dhe luajti deri në minutën e 92’. Pas ndeshjes, Shaqiri po intervistohej, kur papritur një tifoz iu afrua dhe i hodhi një xhaketë krahëve me stemën e UÇK-së. Futbollisti i Lyon e mori me sportivitet këtë veprim të tifozit, duke e mbajtur në dorë xhaketën.

 E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport shaqiri zvicra shaqiri zvicra

Sondazh

Poll