Sport

Cristiano Ronaldo, rekorde të rinj: 181 ndeshje me një kombëtare europiane…

10 Tetor 2021, 09:35 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo, rekorde të rinj: 181 ndeshje me një kombëtare

PORTUGALI – Cristiano Ronaldo, në fitoren 3-0 të Portugalisë ndaj Katarit, në një ndeshje miqësore të luajtur në Faro (Portugali), vendosi një rekord të ri, duke u bërë lojtari me më shumë paraqitje në një kombëtare europiane.

CR7 veshi fanellën e Portugalisë për herë të 181-të, duke mposhtur spanjollin Sergio Ramos. Sulmuesi i Manchester Junajtid hapi rezultatin e ndeshje me një penallti. Ishte goli i 112-të për të me fanellën e përfaqësueses luzitaniane.

Ai përmirësoi më tej rekordin botëror për gola, me një ekip kombëtar që e kishte tejkaluar muajin e kaluar kundër Irlandës. Rekordi i mëparshëm i përkiste iranianit Ali Dei me 109 qendra.

Aktualisht e dyta në grupin “A”, të kualifikueseve të Kupës së Botës 2022 me 13 pikë, Portugalia do të presë të martën Luksemburgun, për të rifituar avantazhin ndaj Serbisë, që fitoi 1-0 të shtunën ndaj Luksemburgut.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport cr7 veshi fanellën e portugalisë cristiano ronaldo sergio ramos sulmuesi i manchester junajtid cr7 veshi fanellën e portugalisë cristiano ronaldo sergio ramos sulmuesi i manchester junajtid

Sondazh

Poll