Sport

Kombëtarja kuqezi ‘nuk harron’, por i feston edhe ditëlindjen trajnerit Reja…

10 Tetor 2021, 07:41 Nga DOSJA
Kombëtarja kuqezi ‘nuk harron’, por i feston edhe

HUNGARI – Ai sot, më 10 tetor, ka ditëlindjen, ka mbushur 76 vjeç. Përpos fitores 1-0 ndaj Hungarisë në “Puskas Arena” të Budapestit, futbollistët kuqezinj të Kombëtares, i kanë bërë edhe një surprizë të bukur trajnerit të Edy Reja ditën e sotme.

Ndonëse kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit të Tiranë, sapo Kombëtarja nga mbërritur në resort “Tropikal” në Durrës, kanë shpërthyer fishekzjarret, qoftë për fitoren e kuqezinjve në Budapest ndaj Hungarisë, por edhe për një ceremoni të vogël të organizuar me rastin e ditëlindjes së trajneri të tyre, Edy Reja.

Ata i kishin përgatitur një tortë me emblemën e Flamurit shqiptar trajnerit të tyre, duke i uruar ditëlindjen dhe jetë të gjatë. Trajneri Reja vështirë t’i fshihte emocionet. Ai i falenderoi kuqezinjtë, duke u kërkuar që të vazhdojnë kështu, me të njejtin ritëm, duke shprehur edhe keqardhjen për dëmtimin e Gjimshitit.

Gjithsesi, ndiqeni videon, e këtij eventi kushtuar trajnerit Edy Reja…

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport budapest ndaj hungarisë edy reja kuqezinj të kombëtares resort “tropikal” në durrës budapest ndaj hungarisë edy reja kuqezinj të kombëtares resort “tropikal” në durrës

Sondazh

Poll