Aktualitet

E rëndë në Itali, shqiptari bie nga lartësia teksa punonte

10 Tetor 2021, 12:36 Nga DOSJA
E rëndë në Itali, shqiptari bie nga lartësia teksa punonte

ITALI– Një 38-vjeçar shqiptar, punëtor ndërtimi ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme teksa punonte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Livorno, në zonën Porta a Mare. Kanë qenë banorët e zonës dhe punëtorët e tjerë ata që i kanë ardhur në ndihmë shqiptarit.

Më pas, i plagosuri është dërguar në spital për të marrë një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Paraprakisht raportohet se shqiptari është në gjendje të rëndë për jetën.

Hetimet kanë nisur dhe administratori i kompanisë ku punonte shqiptari po merret në pyetje, pasi dyshohet se ka neglizhuar mbrojtjen e punëtorëve ne firmën e tij.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet plagoset shqiptari ne itali plagoset shqiptari ne itali

Sondazh

Poll