“Ju vraftë Zoti e ju zëntë buka e kalamajve”, Neritan Ceka mallkon ata që do të votojnë më 30 qershor: U qorrofshi (V
11 Qershor 2019, 08:03Nga DOSJA
TIRANË– Politikani Neritani Ceka ka mallkuar të gjithë njerëzit që do të shkojnë të votojnë më 30 qershor.
I ftuar në emisionin “360 gradë” me Artur Zhejin, Ceka është shprehur se Shqipëria nuk është ajo që duan katundarët e Rilindjes.
Ceka më pas theksoi se të gjithë ata që do të votojnëmë 30 qershor do t’i zërë buka e kalamajve dhe do të qorrohen .
Biseda në studio
Ceka: Problemi është se nëse ne bëjmë a s’bëjmë zgjedhje në 30 qershor, – unë jam me Lefter Maliqin, në kuptimin e njëlloj edukate, – duhet të mendojmë edhe atë hapin e katërt: A do të ketë shtet në këtë vend apo do të vazhdojmë rrëmujë?! Pra, duhet ca burra, sepse gjithmonë përfundon me këtë që atje ka një hordhi që shkon pas të parit dhe pas saj shkon edhe vendi në katastrofë. Besoj se në këto raste duhen ca burra, siç është juristi, zonja, siç je ti, Lefter Maliqi të mblidhemi dhe të themi: Cila është Shqipëria që duam? Sepse nuk është Shqipëria që duan katundarët e Rilindjes! Ata janë gati të na kthejnë tek kooperativat bujqësore
Zheji: Neritan Ceka po ben ftese per nje parti te re
Ceka: Jo parti. Jam kundër partive, të mblidhen dhe të themi: zotërinj, shqiptarë, në 30 qershor ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime. Jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti! e kam te drejte se une me shoke te mi e kam dhene kete vote qe duan ta shperdorin, I zëntë bukën e kalamajve! Ne dhjetor edhe une kam pas kalamaj, ai qe shkel mbi voten ui qerrofshin syte, nuk di cfare mallkimi tjeter te them.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë– Një debat të ashpër ka pasur në rrjet mes deputetit Ralf Gjoni dhe ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjanit në lidhje me shkarkimin e Metës si presiden...
TIRANË- Partia Socialiste ditën e djeshme mblodhi Kryesinë dhe mori vendimin që të niste shkarkimin e Presidentit të Republikës, pas anulimit të datës së z...
Tiranë-Deputetja Elda Hoti ka deklaruar së fundmi se rruga që lidh banorët e zonës së Adriatikut në Kurbin me qytetin e Durrësit është shkatërruar.Sipas saj rru...
Tiranë- Presidenti Ilir Meta bëri këtë të hënë një shpjegim të gjatë të arsyeve kushtetuese dhe ligjore që sipas tij e çuan në vendimin për të anuluar da...
Tiranë-Për situatën politike në vend eksperti i ekonomisë Pano Soko ka bërë një kronologji sipas tij sesi do të vijojnë ngjarjet. Në reagimin e Sokos theksohet...
Politike10 Qershor 2019, 22:56
TIRANË- Vendimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet e qershorit, dhe dekretimin e shtyrjes së zgjedhjeve pa afat...
TIRANË– Nikollë Lesi botuesi i Koha Jonë ka deklaruar në Open se Rama është në një restorant të Tiranës me disa këshilltarë të tij për të zbutur qënd...
Studiuesi i njohur, Moikom Zeqo ka komentuar sot situatën politike në vend në programin “A Show” në News 24. Ai thotë se e ka parë këto kohë politikën si fenome...