Politike

Protesta e qytetarëve për energjinë, Rama i drejtohet Lapajt: Nuk e llogaris fare!

9 Tetor 2021, 05:49 Nga DOSJA
Protesta e qytetarëve për energjinë, Rama i drejtohet Lapajt: Nuk

TIRANË– Protesta e qytetarëve për rritjen e çmimit të energjisë, nuk llogaritet nga kryeministri Edi Rama. Kështu deklaroi mbrëmjen e djeshme kryeministri Rama në emisionin ‘Zonë e Lirë’, teksa ndodhej përballë avokatit Adriatik Lapaj.

Ai tha se e njeh Shqipërinë shumë mirë dhe ka bërë më shumë kilometra sesa kryeministrat që kanë qenë para tij, ndaj e di se “historia që njerëzit vuajnë për bukë, është histori e fantazisë”.

“Unë nuk e llogaris protestën tuaj. Ju flini gjumë më shumë se unë. Arsyeja është se unë jam këtu për të mbrojtur ata që kanë nevojë për mua, sepse për këtë më kanë vënë. Që nga Ismail Qemali, deri te paraardhësi im, nuk i kanë bërë kilometrat dhe nuk i njohin cepat e Shqipërisë si i njoh unë. Kjo historia që vuajnë për bukë, është një histori e fantazisë. Që ka familje që ka në zgrip, nuk diskutohet, janë një numër shumë i kufizuar, por nuk kemi rrugë tjetër përveçse të mos bëjmë gabimin që të mbajmë vendin me lëmosha”, tha Rama.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike adriatik llapaj edi rama adriatik llapaj edi rama

Sondazh

Poll