Sport

Formula 1: ‘Pol’ i Hamilton, por do të startojë i 11-ti. Rreshti i parë i Bottas-Verstappen, pastaj Leclerc…

9 Tetor 2021, 15:05 Nga DOSJA

TURQI – Lewis Hamilton arriti kohën më të mirë në garat kualifikuese për GP të Turqisë në Formula 1. Një ‘pole’ anormal, natyrisht, sepse anglezi do të nisë nesër në pozicionin e 11-të për shkak të ndryshimit të motorit termik.

Kësisoj, rreshti i parë nesër do të përbëhet nga Valtteri Bottas me Mercedesin e dytë dhe Max Verstappen me Red Bull, të cilët absolutisht duhet të përfitojnë nga penalltia e Hamilton për të rimarrë pikë të rëndësishme në renditje.

Sidoqoftë, holandezi gjithashtu do të duhet të ketë kujdes nga Ferrari i Charles Leclerc, i cili ka kohën e katërt më të shpejtë dhe për këtë arsye do të fillojë i treti përpara Alpha Tauri të Pierre Gasly. Ata do të ndiqen nga Alonso, Perez, Norris, Stroll dhe Tsunoda.

Ja dhe renditja e pilotëve pas garës së sotme për “pole-position”:

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport charles leclerc gp të turqisë në formula 1 lewis hamilton max verstappen valtteri bottas charles leclerc gp të turqisë në formula 1 lewis hamilton max verstappen valtteri bottas

Sondazh

Poll