Sport

UEFA merr vendimin përfundimtar për ndeshjen Andorra-Angli pas zjarrit

9 Tetor 2021, 10:53 Nga DOSJA
UEFA merr vendimin përfundimtar për ndeshjen Andorra-Angli pas zjarrit

ANDORRA – Një zjarr brenda stadiumit të Andorrës vuri në rrezik serioz zhvillimin e ndeshjes eliminatore të Botërorit, mes vendasve dhe Anglisë, megjithatë ka qenë vetë UEFA që ka vendosur disa orë më pas, se sfida do të zhvillohet normalisht, pa asnjë ndryshim në program.

Flakët përfshinë një tribunë metalike të improvizuar për mediat dhe sistemin VAR, ndërsa mediat vendase raportojnë vetëm dëme materiale, tē cilat u minimizuan nga ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve.

Zjarri në anë të fushës nisi vetëm pak minuta pas stërvitjes së Anglisë, ndërsa shkak paraprak dyshohet të kenë qenë shkëndijat e shkaktuara nga saldatorët që po punonin për të përforcuar strukturat e tribunës metalike.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll