Sport

Ndeshja me Hungarinë! Kuqezinjtë me Uzunin dhe Cikalleshin në sulm për fitore

9 Tetor 2021, 10:46 Nga DOSJA

BUDAPEST – Sot është dita e madhe e përfaqësuese kuqezi e cila do të zbresë në orën 20:45 në Puskas Arena në Budapest, ku do të luajë përball Hungarisë për ëndërrën e madhe, për të mbajtur venidn e dytë në këtë grup kualifikues të Botërorit “Katar2022”.

Kuqezinjtë do të tentojnë maksimumin në këtë transfertë të vështirë për të ruajtur diferencën me Poloninë në renditje, pasi mer ta do t’i duhet të përballen në Tiranë më 12 tetor.

Një muaj më parë përballja mes Shqipërisë dhe Hungarisë u vendos nga një gol i Armando Brojës në minutat e fundit, ndërkohë që edhe në këtë përballje skuadra e Rejas ka një favor, ndeshja do të luhet pa tifozë pasi hungarezët janë dënuar për shkak të koreve raciste të përdorura në sfidën ndaj Anglisë.

Sa i përket formacionit tashmë ai është thuajse i përhershmi. Në portë do të jetë Berisha me treshen e mbrojtjes Ismajli, Kumbulla dhe Gjimshiti, të ndihmuar nga Hysaj dhe Trashi. Në mesfushë Bare do të jetë sëbashku me Cekicindhe Gjasulën për t’i lënë reprtin e sulmit dyshes Cikalleshi-Uzuni

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll