Sport

Miliona për Ronaldon, por nuk kishin 2.5 milionë euro për Haaland! Si Juventus nguroi të shpenzonte një shifër të tillë

9 Tetor 2021, 08:46 Nga DOSJA
Miliona për Ronaldon, por nuk kishin 2.5 milionë euro për

ITALI-Nuk është mister që Erling Haaland është një nga keqardhjet e mëdha të Juventusit. Klubi bardhezi u përpoq të transferonte norvegjezin kur në Salzburg ai filloi të tregojë të gjithë talentin e tij dhe nuhatjen për të shënuar gola. Sidoqoftë, diçka shkoi keq, edhe sepse klubi nuk donte të investonte te lojtari, i cili sot është bërë një nga sulmuesit më të fortë në botë. Kjo është ajo që del nga historia e Beppe Marotta, i cili foli edhe për mosardhjen e sulmuesit në atë që ishte Juventusi “i tij”.

Marrëveshja, sipas historisë së CEO-s aktual të Interit, nuk përfundoi, për një shifër absolutisht tallëse: “Kishim mundësië ta merrnim atë për 2.5 milionë euro: ndonjëherë duhet të pranojmë një buxhet shtesë kur të gjithë të thonë se jeni para një kampioni, sot është një nga më të rëndësishmit në skenarin botëror”.

Pasi solli Ronaldon te Juventus, me një sakrificë të konsiderueshme ekonomike (për një marrëveshje që ndikoi dhe jo vetëm lëvizjet e mëvonshme të bardhezinjëve në merkato, gjithashtu edhe për shkak të pandemisë), presidenti Agnelli hodhi të gjithë paratë te sulmuesi portugez.

Mos arritja te Haaland mund të ushqejë vetëm keqardhje te Juventus që nuk ka më mundësi të nënshkruajë me të. “Haaland nuk ka mundësi të mbërrijë në Itali, sot ne jemi një kampionat tranzicioni dhe jo më destinacion. Këtu vijnë kampionë për një moment shumë të kufizuar, pastaj ata shkojnë në kërkim të një rroge më të mirë se në Serie A”. Përfundon Marotta.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport agnelli haaland juventus ronaldo agnelli haaland juventus ronaldo

Sondazh

Poll