Sport

Cuneyt Cakir sërish protagonist, jep një penallti inekzistente në Gjermani-Rumani, VAR korigjon gabimin e arbitrit

8 Tetor 2021, 21:30 Nga DOSJA
Cuneyt Cakir sërish protagonist, jep një penallti inekzistente në

GJERMANI-Fillimisht në Champions League, pastaj në kualifikueset e Kupës së Botës.Sigurisht nuk mund të thuhet se ky është momenti më i mirë në karrierën e tij për Cuneyt Cakir:arbitri turk, me një përvojë të gjatë në arbitrim.

Pas rastit Milan-Atletico Madrid, veçanërisht me kartonin e kuq për Kessie dhe penalltinë në fund për Atletico Madrid, këtë herë turku u bë protagonist por këtë herë me ekipet kombëtare.

Në ndeshjen Gjermani-Rumani, në minutën e 5-të, Cakir akordoi një penallti shumë të dyshimtë për Gjermaninë në kontaktin midis Burca-s dhe ëerner. Arbitri turk nuk kishte asnjë dyshim për vendimin e tij, pavarësisht faktit se kontakti dukej jo i qëllimtë. Këtë herë Var thërret gjyqtarin dhe ky i fundit pasi shikon pamjet anulon penalltinë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport cakir gjermani rumani cakir gjermani rumani

Sondazh

Poll