Sport

Kuqezinjtë e Armando Cungut i nisin me fitore miqësoret në prag të “Europianit 2022”

9 Tetor 2021, 10:58 Nga DOSJA
Kuqezinjtë e Armando Cungut i nisin me fitore miqësoret në prag

MALI I ZI – Kuqezinjtë e nisën shumë mirë lojën por pa arritur të gjejnë rrugën e golit në pjesën e parë pavarësisht rasteve të krijuara.

Në fraksionin e dytë të lojës, trajneri Cungu bën disa zëvendësime, duke i dhënë mundësinë 8 lojtarëve të tjerë të futen dhe të tregojnë vlerat e tyre në fushë.

Rezultati do të zhbllokohej vetëm në minutën e 58-të, pasi Bilario Azizi jep një top të gjatë nga mbrojtja për Eljo Toçin , sulmuesin e Fiorentinës, i cili e merr mjaft mirë, duke e dërguar topin në rrjetë. 3 minuta më vonë, Eljo Toçi gjen sërish golin, pas një asisti të dhënë bukur nga Dejvid Janaqi. Kuqezinjtë në avantazh të dyfishtë në brenda pak minutash, ndërsa për të trefishuar shifrat do të mendonte Cristian Shpendi, i cili shënon një super gol nga jashtë zone në minutën e 77-të, pas një gabimi të mbrojtjes kundërshtare.

Në kohën shtesë, gjyqtari akordon një penallti në favor të malazezëve, të cilët e shndërrojnë në gol. Ndeshja mbyllet kështu me rezultatin përfundimtar 1-3, me kuqezinjtë që zhvillojnë një ndeshje mjaft të bukur dhe të mirë.

Këto dy miqësore do t’i shërbejnë trajnerit Cungu për të kolauduar grupin në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian 2022 që do të luhen në Shqipëri në datat 10, 13 dhe 16 nëntor dhe ku kuqezinjtë janë shortuar në grupin 7 së bashku me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll