Politike

“Shkarkimi i Metës”, Konferenca e Kryetarëve vendos: Të enjten 5 orë debat

11 Qershor 2019, 07:07 Nga DOSJA
“Shkarkimi i Metës”, Konferenca e Kryetarëve vendos:

TIRANË- Partia Socialiste ditën e djeshme mblodhi Kryesinë dhe mori vendimin që të niste shkarkimin e Presidentit të Republikës, pas anulimit të datës së zgjedhjeve nga ky i fundit. Sot mësohet PS ka mbeldhur dhe Konferëncën e Kryetarëve në Kryesinë e Kuvendit. 

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve është vendosur që ditën e enjte mocioni i debatit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta do të zgjasë për 5 orë. Sipas informacioneve mësohet se nga këto 5 orë, mazhoranca do të ketë në dispozicion 170 minuta ndërsa opozita bashkë me deputetët e pavarur 130 minuta.

Në kërkesën e bërë dje nga Taulant Balla për këtë mbedhje kërkonte zhvillimin e një debati parlamentar pas vendimit të Presidentit të Republikës për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Kujtojmë se ditën e djeshme Presidenti i Republikës ka dhënë argumentet e tij në lidhje me shfuqizimin e dekretit për datën e zjgehdjeve. Partia Socialiste pas këtij vendimi ka marrë nismën për shkarkimin e Metës, duke thënë se ka bërë një akt brutal ndaj kushtetutës. Nga ana tjetër deputetët e PS kanë nisur dhe mbledhjen e firmave dhe kërkojnë një debat në Kuvend për të shteruar argumentet pse Meta duhet të mos qëndrojë më në zyrën e tij. PD-ja nga ana e saj ka marrë vendimin për krijimin e një Aleance Qytetarë për Mbrojtjen e Demokracisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta konferenca e kryetareve ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale ilir meta konferenca e kryetareve ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll

Politike 10 Qershor 2019, 22:56

TIRANË- Vendimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet e qershorit, dhe dekretimin e shtyrjes së zgjedhjeve pa afat...