Politike

Puna e parë deputete/ Elda Hoti zbret në terren, “përvesh mëngët” dhe nis takimet me banorët (FOTO)

11 Qershor 2019, 06:56 Nga DOSJA
Puna e parë deputete/ Elda Hoti zbret në terren, “përvesh

Tiranë-Deputetja Elda Hoti ka deklaruar së fundmi se rruga që lidh banorët e zonës së Adriatikut në Kurbin me qytetin e Durrësit është shkatërruar.Sipas saj rruga është dëmtuar pas punimeve që ka bërë firma e ndërtimit të ujësjellësit te Durrësit, për dërgimin e tubacioneve në qytetin bregdetar.

Reagimi i plotë:

Shkatrrimi i Adriatikut akt anti-kombëtar!

Bashkë me banorët e zonës së Adriatikut në Kurbin, kemi protestuar sot, lidhur me dëmtimin e rrugës që i lidh me qytetin. Rruga është dëmtuar pas punimeve që ka bërë firma e ndërtimit të ujësjellësit te Durrësit, për dërgimin e tubacioneve në qytetin bregdetar.

Pas përfundimit të punimeve, kompania e ka lënë rrugën të dëmtuar dhe nuk është kujtuar ta çojë në gjendjen e mëparshme. Do jem mbështetje për ju. Deputetët përfaqësojnë zgjedhësit. Banorët në zonën tonë, deputetët i shohin dhe njohin vetëm në kohë votimesh.  Nëse në këtë zonë do kishin vilat fëmijët e qeveritarëve, do ishin shtruar 10 rrugë.

Foto nga zona e Kurbinit. 

Kujtojmë që Elda Hoti pak javë më parë ka deklaruar se puna e parë që ka bërë është ajo e deputetes. Madje ajo habiti me deklaratën e  saj pasi nuk e dinte se kush ishte krijuar LSI-ja, partia që atë e fundit në listën për deputete. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deputetja zbret në terren eldo hoti deputetja zbret në terren eldo hoti

Sondazh

Poll

Politike 10 Qershor 2019, 22:56

TIRANË- Vendimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet e qershorit, dhe dekretimin e shtyrjes së zgjedhjeve pa afat...