Shkarkimi i Metës, Soko bën parashikimin: Ruçi president, opozita në kryengritje, do sulmojë parlamentin
Tiranë-Për situatën politike në vend eksperti i ekonomisë Pano Soko ka bërë një kronologji sipas tij sesi do të vijojnë ngjarjet. Në reagimin e Sokos theksohet se situata politike, nëse shkarkohet Ilir Meta si president edhe më kaotike po bëhet.
Ai thekson se pas shkarkimit të Metë si president nga socialistët, Gramoz Ruçi zgjidhet President i Përkohshëm.
“Gramoz Ruçi zgjidhet President i Përkohshëm. Garda e Republikës urdhërohet të ndalojë hyrjen e Presidentit në godinën e Presidencës. Opozita e konsideron këtë një grusht shteti. Opozita organizon kryengritjen në mbrojtje të Kushtetutës dhe institucioneve. Ata sulmojnë Parlamentin, Kryeministrinë dhe KQZ, sepse i konsiderojnë këto institucione si përgjegjëse për grushtin e Shtetit. Njëkohësisht ata sulmojnë Presidencën, pasi e konsiderojnë Presidentin e Përkohshëm anti-kushtetues.”, shprehet ai.
Reagimi i plotë:
Që t’i shkojmë budallallikut deri në fund.
Presidenti dekretoi sot shtyrjen e zgjedhjeve në 30 Qershor.
KQZ vendosi sot mos marrjen parasysh të Dekretit të Presidentit dhe vazhdon përgatitjet për zgjedhjet në 30 Qershor.
Opozita miratoi sot ngritjen e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, një strukturë semi-politike që do të kujdeset për mbrojtjen e demokracisë nga veprimet anti kushtetuese.
Të enjten Parlamenti shkarkon Presidentin me shumicë të cilësuar votash.
Më pas Presidenti dekreton shpërndarjen e Parlamentit, në interpretim të nenit 84 të Kushtetutës.
Parlamenti refuzon dekretin e shpërndarjes së Parlamentit dhe miraton një amendim në vendimin për shkarkimin e tij, i cili e bën vendimin e shkarkimit të ekzekutueshëm menjëherë, pa pritur për miratimin e Gjykatës Kushtetuese, duke i njohur Presidentit të drejtën e ankimimit të këtij vendimi në Gjykatën Kushtetuese.
Presidenti urdhërohet të lirojë zyrën menjëherë.
Parlamenti zgjedh një President të Përkohshëm, deri në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe çertifikimit të vendimit të shkarkimit.
Gramoz Ruçi zgjidhet President i Përkohshëm.
Garda e Republikës urdhërohet të ndalojë hyrjen e Presidentit në godinën e Presidencës.
Opozita e konsideron këtë një grusht shteti. Opozita organizon kryengritjen në mbrojtje të Kushtetutës dhe institucioneve.
Ata sulmojnë Parlamentin, Kryeministrinë dhe KQZ, sepse i konsiderojnë këto institucione si përgjegjëse për grushtin e Shtetit.
Njëkohësisht ata sulmojnë Presidencën, pasi e konsiderojnë Presidentin e Përkohshëm anti-kushtetues.
Demonstruesit sulmojnë godinat dhe tentojnë pushtimin fizik të tyre.
Garda e Republikës që është pozicionuar në mbrojtje të godinave përgjigjet me zjarr kur protestuesit hyjnë brenda perimetrit.
Eventualisht ka të vdekur.
Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë kalon nga një formacion politik, në një krah të armatosur. Misioni i saj i reklamuar është çlirimi i institucioneve.
Tashmë përplasjet mes forcave të policisë dhe forcave të AQMD janë shpërndarë në disa qytete.
Kryeministri shpall gjendjen e jashtëzakonshme dhe vendos shtetërrethimin në Tiranë dhe disa qytete. Ndalohet qarkullimi nga ora 20:00 – 6:00.
Del një urdhër arresti për një pjesë të mirë të eksponentëve të opozitës, të cilët kanë ikur jashtë vendit.
Ndërkohë forcat guerrile të AQMD sulmojnë shtëpitë e disa prej eksponentëve të lartë të shtetit, Kryeministrit, disa ministrave dhe deputetëve. Ata sulmojnë dhe shkatërrojnë disa TV private dhe disa biznese që i konsiderojnë si pronë e oligarkëve.
Ndërkohë përplasjet, shpeshherë të armatosura, vazhdojnë. Ato janë shpërndarë tashmë në gjithë Shqipërinë…
Në këtë moment ndërhyjnë ndërkombëtarët..
___________
Ju lutem më thoni që e kam gabim të gjithë këtë. Më thoni që logjika e ngjarjeve më çedon diku, sepse nëse jo, do të ishte e tmerrshme.
Por kini parasysh që tre pikat e para (deri tek pika e ngritjes së Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë) kanë ndodhur tashmë. Pika 4 – shkarkimi i Presidentit – duket një ngjarje 90% e sigurtë..
Ku po shkojmë? A kemi lajthitur të gjithë? Cfarë po bëjmë??? Jemi çmendur??
Këto ditë nuk është shkelur thjesht Kushtetuta, janë rrëzuar parimet e ekuilibrave natyrorë që mbajnë në këmbë një shoqëri. Është rrëzuar parimi i bashkëjetesës. Jemi kthyer mbrapsht në kohën e paleolitit. Dhe shumë shpejt, kjo nuk do të jetë thjesht në kontekstin metafizik të fjalës..
Historia ka treguar se këtu papërgjegjshmëria këtu është në nivele të frikshme. Këtu njerëzit nuk llogariten fare, përpara egos së ca individëve. Për disa, njerëzit janë thjesht të dhëna statistikore. Kjo është e provuar tashmë.
Zot mbaje dorën! Ndale gjithë këtë çmenduri që është vënë në lëvizje..
Presidenti Ilir Meta shpjegoi dje arsyet pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejonte zgjedhje farsë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës.Ky vendim i Metës u mor ditën e shtunë pak para nisjes së protestës së opozitës për të sjellë ndryshimin e kursit të situatës politike në vend. Opozita e përshëndeti këtë vendim, ndërkohë që PS ka nisur zyrtarisht procedurat për të shkarkuar Metën përmes një rezolute.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Sondazh
Nikollë Lesi tregon skenarin e fortë: Meta mund të urdhërojë ushtrinë kundër qeverisë
TIRANË– Nikollë Lesi botuesi i Koha Jonë ka deklaruar në Open se Rama është në një restorant të Tiranës me disa këshilltarë të tij për të zbutur qënd...
Deklarata e papritur e Lefter Maliqit: 5 deputetë të PS nuk e votojnë shkarkimin e Ilir Metës
TIRANË– Deputeti Lefter Maliqi i ftuar në emisionin “360 Gradë” ka bërë një deklaratë të papritur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta....
Meta anuloi zgjedhjet/ Brukseli: Urgjent dialog, shqiptarët duhet të votojnë!
BRUKSEL– Zëdhënësja e shefes për Politikën e Jashtme të BE-së, Maja Koçijançiç ka reaguar lidhur me vendimin e Metës për të anuluar zgjedhj...
DEKRETI/ Studiuesi Moikom Zeqo tregon ku u bazua Meta për shtyrjen e zgjedhjeve
Studiuesi i njohur, Moikom Zeqo ka komentuar sot situatën politike në vend në programin “A Show” në News 24. Ai thotë se e ka parë këto kohë politikën si fenome...
Kriza politike në Shqipëri, reagon kryesuesi i OSBE Miroslav Lajcak: Kriza mund të thellohet
TIRANË- Kryesuesi i OSBE-së, Miraslav Lajcak, ka reaguar lidhur me situatën politike në të cilën ndodhet vendi ynë.Sipas Lajcak, zhvillimet e fundit politi...
‘Bomba’ e Lefter Maliqit: Mbi 5 deputetë socialistë nuk votojnë shkarkimin e Metës
TIRANË- Deputeti i dalë nga lista e Partisë Demokratike, Lefter Maliqi, ka bërë mbrëmjen e sotme një deklaratë të fortë, lidhur me nismën e PS-së, për shka...
Nikollë Lesi paralajmëron përgjime të reja: Janë aq skandaloze, po doli nuk rrimë dot në Shqipëri
TIRANË– Gazetari Nikollë Lesi ka paralajmëruar publikimin e një dosjeje të re me materiale për qeverinë Rama. Në fjalën e tij në “Open”, ...
Paralajmërimi i ish-deputetit: S’kemi kohë të hamë kopaçe, luftë sy për sy e dhëmb për dhëmb
Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj paralajmëroi se protestat e opozitës do të vazhdojnë. I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, Alibeaj u shpreh se nuk e kan...
Kriza politike/ Nikollë Lesi debat me Bollinon: Nuk duam një tjetër ’97, ti atëherë ike?
TIRANË– Gazetari Nikollë Lesi ka zhvilluar një debat me kolegun Carlo Bollino, teksa ishin të ftuar në emisionin “Open”.Lesi tha se shqip...