Aktualitet

Përdhunoi për vite me radhë të bijën e mitur, dënohet me 8 vite burg babai nga Kurbini

9 Tetor 2021, 08:36 Nga DOSJA
Përdhunoi për vite me radhë të bijën e mitur,

TIRANË– Ditën e sotme është dënuar me 8 vite burg 51-vjeçari Shkëlqim Isufi nga Kurbini, i cili u shpall fajtor për përdhunimin e së bijës. Vendimi u dha nga Gjykata e Apelit në Tiranë, që la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë Kurbin.

51-vjeçari u arrestua me 12 korrik të vitit 2019-të pas një video të publikuar në një emision investigativ, ku u gjet fajtor për akuzat “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhune me te mitur te moshës 14-18 vjeç” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”.

Për këto dy akuza ai u dënua me 12 vite burg nga gjykata e shkallës së parë, por duke qenë se kërkoi gjykim të shkurtuar ju ul 1 e 3 e dënimit.

Referuar dëshmisë së vajzës, babai e kishte marrë dhe e kishte çuar në një zonë të pabanuar, duke e lidhur në një pemë e duke kryer marrëdhënie seksuale me të, në kohën kur ajo kishte qenë në moshën 15-vjeçare. Më pas abuzimi me dhunë ka qenë i vazhdueshëm dhe duke mos gjetur zgjidhje tjetër, kur u kthyen në Shqipëri vajza vendosi të denoncoi të atin.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shkelqim isufi shkelqim isufi

Sondazh

Poll