Aktualitet

Qëllohet me armë zjarri 24-vjeçari në Shkodër, policia: Shkoi në spital i plagosur, e paqartë situata

9 Tetor 2021, 07:11 Nga DOSJA
Qëllohet me armë zjarri 24-vjeçari në Shkodër,

SHKODËR– Isak Mehmedaj është 24-vjeçari i cili mbeti i plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodër. Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë e cila ndodhi në fshatin Mushan. Sipas tyre, i riu është paraqitur në orën 08:45, në spitalin rajonal të Shkodrës i plagosur me armë zjarri. Mehmedaj kërkoi ndihmën mjekësore pasi ishte plagosur. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, mirëpo ngjarja për policinë është ende e paqartë. Ata janë nisur drejt vendit ku ndodhi ngjarja për të hetuar shkaqet e saj.

NJOFTIMI:

Më datë 09.10.2021, rreth orës 08:45, në Spitalin Rajonal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjeksore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, jashtë rrezikut për jetën shtetasi I.M, 24 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor me marrjen e njoftimit janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes.

Plagosje në Shkodër! 24-vjeçari shkon në spital me plumb në krah, policia: Ngjarje e paqartë

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet isak mehmedaj plagosje në shkodër isak mehmedaj plagosje në shkodër

Sondazh

Poll