Aktualitet

U plagos sot në Shkodër, 24-vjeçari kushëri i autorit të dyshuar për vrasjen e Ridvan Ramazanit

9 Tetor 2021, 07:41 Nga DOSJA
U plagos sot në Shkodër, 24-vjeçari kushëri i autorit

SHKODËRIsak Mehmedaj i cili mbeti i plagosur mëngjesin e sotëm në fshatin Mushan të Shkodrës, është kushëri i vëllezërve Mehmedaj, një prej të cilëve është i dyshuar për vrasjen e Ridvan Ramazanit. Më konkretisht, Hydajet Mehmedaj është lënë në ‘arrest me burg’ nga Gjykata e Shkodrës pasi akuzohet për vrasjen e Ramazanit. 46-vjeçari u qëllua për vdekje më 28 nëntor 2020 nga vëllezërit Duel dhe Hydajet Mehmedaj, pasi ishin konfliktuar me djalin e tij. Dy të dyshuarit kryesorë ishin përplasur me të birin e tij, ndërsa Hyseni kishte ndërhyrë për të shuar gjakrat por përfundoi i pa jetë.

Isak Mehmedaj, mori një plumb në krah nga persona të paidentifikuar mëngjesin e sotëm. 24-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Shkodër jashtë rrezikut për jetën, duke marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që pritet dëshmia e tij në orët në vijim.

Plagosje në Shkodër! 24-vjeçari shkon në spital me plumb në krah, policia: Ngjarje e paqartë

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet isak mehmedaj ridvan ramazani isak mehmedaj ridvan ramazani

Sondazh

Poll