Aktualitet

“Më jep lekë ose do të nxjerr fotot intime në Facebook”, arrestohet 26-vjeçarin në Durrës

9 Tetor 2021, 07:28 Nga DOSJA
“Më jep lekë ose do të nxjerr fotot intime në

DURRËS– Një rast shantazhi është arritur të parandalohet nga policia në qytetin e Durrësit. Në pranga ka përfunduar një 26-vjeçar i cili shantazhonte një vajzë kundrejt parave. Ai kërcënonte vajzën se do ti publikonte në rrjetet sociale fotot intime nëse nuk i dorëzonte shumat e caktuara të parave. Policia ka mundur të arrestojë të riun, i cili në momentin që po kapej ishte në një pikë transferimi parash.

NJOFTIMI:

Strukturat hetimore të DVP Durrës në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëorganizuar kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Pagesa e fundit”, në kuadër të të cilit u ndalua shtetasi M. K., 26 vjeç, banues në Durrës.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Shtrengimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënie pasurie”, pasi në mënyrë të përsëritur, ka shantazhuar dhe kanosur një shtetase, duke i kërkuar shuma të ndryshme të vlerave monetare ose në të kundërt do publikonte në rrjete sociale foto intime.Gjatë kapjes dhe ndalimit nga forcat e Policisë, ky shtetas po tërhiqte një sasi vlere monetare në një pikë të transferimit të parave, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet durres shantazh me foto durres shantazh me foto

Sondazh

Poll