Aktualitet

Korrupsion në tenderin 86 mln lekësh për kanalin ‘Agro’/ SPAK arreston ish- drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçin

8 Tetor 2021, 19:24 Nga DOSJA
Korrupsion në tenderin 86 mln lekësh për kanalin

TIRANË– Ish-drejtori i RadioTelevizonit Shqiptar, Thoma Gëllçi është arrestuar mbrëmjen e kësaj të premteje për llogari të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ndërkohë që në pranga bashkë me të kanë përfunduar edhe 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit, të identifikuar si: Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj.

SPAK ka bërë një njoftim zyrtar lidhur me aksionin e zhvilluar sot në Tiranë, ku edhe është bërë me dije se bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin “RTSH Agro”, për të cilin ishte vënë në dispozicion fondi limit me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa TVSH).

Tre anëtarët e Komisionit akuzohen nga SPAK për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, ndërsa Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi.

” Në proçedurën e prokurimit “Proçedurë e hapur”, me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me nr. REF-90011-10-16-2018, me fond limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), zhvilluar në datën 09.11.2018 nga autoriteti kontraktor Radio Televizioni Shqiptar, janë konstatuar shkelje ligjore, të kryera nga ana e tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht të hetuarve J.T., A.M. dhe E.M., shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) të Kodit Penal. Po kështu nga hetimet ka rezultuar se edhe shtetasi TH.G., me detyrë ish-Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, ka kryer shkelje ligjore në këtë proçedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashkuar nga neni 248 i Kodit Penal,“-thuhet në njoftimin e SPAK. Po ashtu, në njoftimin e bërë nga SPAK është bërë me dije se procedimi penal për çështjen ka nisur që në shkurt të vitit të shkuar. Tanimë dosja ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e do të jetë gjyqtarja Flora Hajredinaj, ajo që do të japë vendimin për të arrestuarit.

Thoma Gëllci ka mbajtur postin e drejtorit të RTSH-së por u lirua nga detyra në 21 maj 2021 me një vendim të marrë me 8 vota pro nga Këshilli Drejtues i RTSH.

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet thoma gellci spak ne rtsh arrestohet thoma gellci spak ne rtsh

Sondazh

Poll