Aktualitet

Kush është Thoma Gëllçi/ Zëdhënësi i 3 kryeministrave dhe ish-drejtori i RTSH që iu vunë prangat nga SPAK

8 Tetor 2021, 22:10 Nga DOSJA
Kush është Thoma Gëllçi/ Zëdhënësi i 3

TIRANË– Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi dhe 3 persona të tjerë janë arrestuar me urdhër nga SPAK, pasi akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”. Bëhet fjalë për tenderin me vlerë mbi 86 milionë lekë të reja (pa TVSH) të zhvilluar në vitin 2019 për blerjen e pajisjeve për kanalin “TVSH Agro”.

Po kush është Thoma Gëllçi?

Ai ka studiuar gjuhë-letërsi në Universitetin e Tiranës, në periudhën 1980-1984. Nga viti 1985 deri më 1992, ai punoi si gazetar në revistën humoristike “Hosteni” dhe më pasi si redaktor i kulturës në gazetën Zëri i Popullit, organ zyrtar i Partisë së Punës së Shqipërisë dhe, pas vitit 1991, i Partisë Socialiste. Në periudhën 1992-1996, ai shërbeu si kryeredaktori i gazetës Zëri i Popullit, gjatë kohës kur Partia Socialiste ishte në opozitë. Gëllçi shërbeu si zëdhënës i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar me Kryeministër Bashkim Fino gjatë periudhës mars-qershor 1997.

Me ardhjen në pushtet të socialistëve, ai shërbeu si zëdhënës dhe drejtues i zyrës së informacionit të kryeministrave socialistë: i Kryeministrit Fatos Nano më 1997-1998, i Kryeministrit Meta më 1999-2002 dhe sërish i Kryeministrit Nano më 2002 deri më 2005.

Pas largimit nga pushteti, në vitin 2005, të PS-së, Gëllçi emigroi në SHBA, nga ku u kthye për të marrë drejtimin e RTSH në maj të 2016 e ndërsa u lirua nga detyra pas 5 vjetësh në maj të 2021. Në vend të tij, u emërua Martin Leka.

LAJMI KRYESOR: Korrupsion në tenderin 86 mln lekësh për kanalin ‘Agro’/ SPAK arreston ish- drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçin dhe 3 punonjës të tjerë

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet thoma gellci spak ne rtsh arrestohet thoma gellci spak ne rtsh

Sondazh

Poll