Politike

Meta anuloi zgjedhjet/ Brukseli: Urgjent dialog, shqiptarët duhet të votojnë!

10 Qershor 2019, 20:28 Nga DOSJA
Meta anuloi zgjedhjet/ Brukseli: Urgjent dialog, shqiptarët duhet të

BRUKSEL– Zëdhënësja e shefes për Politikën e Jashtme të BE-së, Maja Koçijançiç ka reaguar lidhur me vendimin e Metës për të anuluar zgjedhjet lokale.

Koçijançiç u shpreh se pengimi i funksionimit të demokracisë në Shqipëri ishte i qëllimshëm nga ana e opozitës dhe se parlamenti ishte funksional.

Tani është thelbësore që të ruhet e drejta kushtetuese e qytetarëve shqiptarë për të votuar në zgjedhjet lokale dhe për të siguruar vazhdimësinë e qeverisjes lokale. Ne përsërisim thirrjen tonë nga të gjitha palët që të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike,”-u shpreh Koçijançiç.

Reagimi i plotë:

Ne po ndjekim zhvillimet. Kjo është një çështje që institucionet shqiptare duhet ta trajtojnë në përputhje me legjislacionin dhe jurisprudencën ekzistuese, në respekt të plotë të parimeve kushtetuese dhe demokratike.

Siç është thënë tashmë, ne konsiderojmë se vendimi për heqjen dorë nga mandatet parlamentare dhe për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale seriozisht pengon funksionimin e demokracisë në Shqipëri. Kjo ka qenë një zgjedhje e qëllimshme e partive opozitare. Përfaqësuesit e opozitës janë zëvendësuar në Parlament, i cili funksionon plotësisht.

Tani është thelbësore që të ruhet e drejta kushtetuese e qytetarëve shqiptarë për të votuar në zgjedhjet lokale dhe për të siguruar vazhdimësinë e qeverisjes lokale. Ne përsërisim thirrjen tonë nga të gjitha palët që të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike”.

Presidenti Ilir Meta shpjegoi sot arsyet pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejonte zgjedhje farsë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës.

Ky vendim i Metës u mor ditën e shtunë pak para nisjes së protestës së opozitës për të sjellë ndryshimin e kursit të situatës politike në vend. Opozita e përshëndeti këtë vendim, ndërkohë që PS ka nisur zyrtarisht procedurat për të shkarkuar Metën përmes një rezolute.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike maja koçijançiç ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale maja koçijançiç ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll