DEKRETI/ Studiuesi Moikom Zeqo tregon ku u bazua Meta për shtyrjen e zgjedhjeve
10 Qershor 2019, 20:27Nga DOSJA
Studiuesi i njohur, Moikom Zeqo ka komentuar sot situatën politike në vend në programin “A Show” në News 24. Ai thotë se e ka parë këto kohë politikën si fenomen, pasi vetë është larguar prej saj dhe del në konkluzionin se në Shqipëri mbizotëron akoma një klasë parapolitike.
Sa për zhvillimet e fundit, çdekretimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti, Ilir Meta, Zeqo tha se ky është një rast i përsëritur. Sipas tij, vendimi i Metës kishte një precedent të fortë, mos pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje.
Adi Krasta: Ti je bërë 70 vjeç, urime!
Moikom Zeqo: Faleminderit
Adi Krasta: Si është një shkrimtar studiues në këtë moshë?
Moikom Zeqo: Truri plaket…
Adi Krasta: I fundit…
Moikom Zeqo: Edhe i pari (qesh) Njeriu që shkruan është krijues, është njeriu i mendjes
Adi Krasta: Të erdhi mirë çmimi “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” dhënë nga Meta?
Moikom Zeqo: Ky çmim ishte propozim nga Akademia e Arteve dhe Shkencave. Me gjithë peshën e nderit që mund të ketë ngjall vëmendjen e topitur ndaj kolegëve të mi, njerëzit që vuajnë varfëri të tejskajshme por që nuk përfillen nga politika.
Adi Krasta: Edhe ti je i tillë?
Moikom Zeqo: Unë kam qenë në politikë…Sot jam krejt i huaj sidomos për forcën ku kontribuova fort. Sot jam i distancuar sidomos nga opinion bëresit të lidhur me interesa të caktuara. E kam parë politikën si fenomen, nuk ka folur në mënyrë fyese, kritike. Këtë klasë e kam quajtur klasë parapolitike. Është e tillë edhe në Kosovë e Maqedoni. këtu mbizotëron ideja e politikanëve që nuk e kuptojnë thelbin e kulturës politike.
Adi Krasta: Si e ke perceptuar veprimin e Presidentit për çdekretimin e datës së zgjedhjeve?
Moikom Zeqo: Është një gjë e përsëritur. Nuk është hera e parë që ndodh, e ka bërë edhe Nishani. Ndoshta duhet të kishte një datë të dytë, ose duhej thënë se do ketë një datë tjetër. Por në këtë rast kishte një precedent: Forca më e madhe opozitare nuk hynte në zgjedhje.
(Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Kryesuesi i OSBE-së, Miraslav Lajcak, ka reaguar lidhur me situatën politike në të cilën ndodhet vendi ynë.Sipas Lajcak, zhvillimet e fundit politi...
TIRANË- Deputeti i dalë nga lista e Partisë Demokratike, Lefter Maliqi, ka bërë mbrëmjen e sotme një deklaratë të fortë, lidhur me nismën e PS-së, për shka...
Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj paralajmëroi se protestat e opozitës do të vazhdojnë. I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, Alibeaj u shpreh se nuk e kan...
Analisti Fatos Lubonja në një lidhje me skype në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 deklaroi se përgjimet e “Bild” treguan se në Shqipëri pushte...
TIRANË- Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike. Burime nga PD bëjnë të ditur se Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që t’i propozojë Kë...
TIRANË- Ndërsa kriza politike sa vjen e thellohet, ku pas përplasjeve maxhorancë-opozitë, shtohet ajo mes Presidencës dhe Kryeministrisë, kreu i qeverisë k...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta doli në një konferencë për shtyp ditën e sotme, ku edhe sqaroi arsyet se përse kishte vendosur për anulimin e zgjedhjeve.Pas p...