Bota

Joe Biden dhe Xi Jinping do të takohen, por virtualisht

8 Tetor 2021, 19:43 Nga DOSJA
Joe Biden dhe Xi Jinping do të takohen, por virtualisht

SHBA – Një zyrtar i lartë i administratës Biden tha të mërkurën se SHBA dhe Kina kanë rënë dakord në parim që Presidenti amerikan Joe Biden dhe Presidenti i Kinës, Xi Jinping të zhvillojnë një takim virtual para fundit të vitit, pjesë e një përpjekjeje për të siguruar stabilitetin në një nga marrëdhëniet më të trazuara në botë,

Sipas CNN, marrëveshja paraprake ishte një rezultat i një takimi të zgjatur, gjashtë orësh midis këshilltarit të sigurisë kombëtare të Biden, Jake Sullivan dhe diplomatit të lartë të Kinës, Yang Jiechi. Të dy zyrtarët u takuan në Zvicër për bisedime që prekën fushat e bashkëpunimit dhe mosmarrëveshjeve pasi tensionet midis dy vendeve të tyre janë rritur ditët e fundit mbi Tajvanin.

Pekini ka dërguar një numër rekord avionësh luftarakë në hapësirën ajrore të Tajvanit javën e kaluar, duke shkaktuar paralajmërime të mprehta nga Sekretari i Shtetit Tony Blinken dhe zyrtarë të tjerë të lartë të administratës Biden në lidhje me potencialin e destabilizimit dhe nritjes së tensioneve.

Qëllimi kryesor i takimit, tha zyrtari i lartë i administratës, është përmirësimi i komunikimit midis dy gjigandëve globalë dhe shmangia e keqkuptimeve të panevojshme, me mendimin se kjo konkurrencë e fortë kërkon vërtet diplomaci të zgjeruar.

Takimi i planifikuar midis Biden dhe Xi, të cilët krijuan raporte bashkëpunimi vite më parë kur ata ishin nënkryetarë të vendeve të tyre, do të jetë një hap i rëndësishëm drejt këtij qëllimi.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota biden dhe xi jinping joe biden shba takon kinen biden dhe xi jinping joe biden shba takon kinen

Sondazh

Poll