Bota

Probleme shëndetësore, Papa Françesku nuk do të marrë pjesë në samitin e OKB për klimën

8 Tetor 2021, 17:42 Nga DOSJA
Probleme shëndetësore, Papa Françesku nuk do të marrë

VATIKAN– Papa Françesku nuk do të marrë pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për cështjen Klimatike. Vatikani ka njoftuar se mungesa e tij vjen si pasojë e problemeve shëndetësore. Kreu i Selisë së Shenjtë u shpreh më herët se shpresonte të merrte pjesë muajin e ardhshëm në organizimin në Glasgou, duke shtuar se kjo do të varej nga gjendja e tij shëndetësore.

Ai iu nënshtrua këtë verë një operacioni të zorrës së trashë dhe po vazhdon rikuperimin. Në vend të Papës, në Glasgou do të marrë pjesë delegacioni i tij. Samiti për Klimën do të mbahet nga 31 tetori deri më 12 nëntor. Organizatorët ka njoftuar se mes pjesëmarrësve do të jenë Mbretëresha Elizabet dhe Presidenti Joe Biden.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota papa françesku papa françesku

Sondazh

Poll