Politike

Kriza politike në Shqipëri, reagon kryesuesi i OSBE Miroslav Lajcak: Kriza mund të thellohet

10 Qershor 2019, 20:15 Nga DOSJA
Kriza politike në Shqipëri, reagon kryesuesi i OSBE Miroslav Lajcak:

TIRANË- Kryesuesi i OSBE-së, Miraslav Lajcak, ka reaguar lidhur me situatën politike në të cilën ndodhet vendi ynë.

Sipas Lajcak, zhvillimet e fundit politike mund të thellojnë më tej krizën politike në vend. Ai shprehet se liderët duhet të respektojnë të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur.

Më tej ai shprehet në reagimin e tij se kriza në të cilën po kalon vendi, mudn të sjellë pezullimin e funksionimit të institucioneve.

Lajcak bën thirrje ndaj politikës që t’i zgjidhë vetë problemet në rrugë ligjore.

Deklaratë e Kryetarit të Radhës të OSBE-së, Lajčák, për zhvillimet në Shqipëri

Kryetari i Radhës i OSBE-së, Ministri i Jashtëm dhe për Çështjet Evropiane i Sllovakisë, Miroslav Lajčák, shprehu sot shqetësimin e tij lidhur me zhvillimet më të fundit në Shqipëri, të cilat mund të thellojnë më tej krizën politike dhe të çojnë në ndalimin e funksionimit të institucioneve shtetërore.

Kryetari i Radhës u bëri thirrje udhëheqësve politikë të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të respektojnë legjislacionin në fuqi, si edhe rolet kushtetuese të institucioneve demokratike përkatëse. Ai theksoi pritshmërinë e tij se udhëheqësit do të veprojnë në përputhje me parimet demokratike dhe do të respektojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar për përfaqësuesit e tyre, brenda kufijve kohorë të vendosur nga kuadri ligjor shqiptar. Gjithashtu, ai shprehu besimin e tij se Shqipëria është e aftë ta trajtojë vetë situatën, brenda kornizës së saj kushtetuese dhe ligjore, dhe se do të gjejë një zgjidhje, e cila do t’i mundësojë vendit të përqendrohet në sfidat e rëndësishme për qytetarët e Shqipërisë.

Presidenti Ilir Meta shpjegoi sot arsyet pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejonte zgjedhje farsë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës.

Ky vendim i Metës u mor ditën e shtunë pak para nisjes së protestës së opozitës për të sjellë ndryshimin e kursit të situatës politike në vend. Opozita e përshëndeti këtë vendim, ndërkohë që PS ka nisur zyrtarisht procedurat për të shkarkuar Metën përmes një rezolute.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kriza politike mirislav lajcak ps shkarkon metën shfuqizimi i dekretit për zgjedhjet kriza politike mirislav lajcak ps shkarkon metën shfuqizimi i dekretit për zgjedhjet

Sondazh

Poll