Sport

Brazili nuk ndalet, fitojnë edhe Ekuadori dhe Peruja. Të tjerët bëjnë paqe…

8 Tetor 2021, 05:49 Nga DOSJA

AMERIKA E JUGUT – Në të gdhirë të ditës së sotme, janë zhvilluar pesë ndeshjet e ditës së 11-të të kualifikueseve të botërorit “Katar 2022” për zonën e CONMOBOL.

Dy prej tyre kanë përfunduar në barazim, ndërsa vetëm Brazili ka fituar në transfertë. Uruguaji ndaj Kolumbisë, si dhe Paraguaji ndaj Argjentinës, i kanë mbylluar përballjet e tyre pa gola, në barazime 0-0.

Brazili ka fituar 3-1 në Karakas ndaj Venezuelës me përmbysje. Ishin vendësit, të cilët kaluan të parët të epërsi me atë të Ramirez (11’), ndërkohë “seleçao” në pjesën e dytë shënoi tri herë: Marquinhos (71’), Barbosa (85’) me penallti dhe Antony (90’+5).

Ekuadori fitoi 3-0 ndaj Bolivisë, pas golave të Estradas (14’) dhe dopiedës së Valencia (17’, 19’), duke zgjidhur enigmën e rezultatit të takimit në 19 minuta lojë. Ndërkohë pastër, 2-0 fitoi edhe Peruja në Lima ndaj Kilit. Cueva (35’) dhe Pena (64’), ishin autorët e golave.

Pas këtyre ndeshjeve të ditës së 11-të, renditjen e kryeson Brazili me 27 pikë, e ndjekur nga Argjentina me 19 dhe Ekuadori dhe Uruguaji me nga 16 pikë. Pas vine Kolumbia me 14, Paraguaji 12, Peruja 11, Kili 7, Bolivia 6 dhe Venezuela 4 pikë.

Ndeshjet e ditës së 12-të të kualifikueseve të botërorit “Katar 2022” do të zhvillohen më 14 dhe 15 tetor.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport argjentinës brazili conmobol katar 2022 kolumbisë paraguaji uruguaji venezuelës argjentinës brazili conmobol katar 2022 kolumbisë paraguaji uruguaji venezuelës

Sondazh

Poll