Sport

Nga 0-2 në 3-2/ Belgjika bën “vetëvrasje”, Franca tregon karakter! “Gjelat” në finalen e Nations Lea

7 Tetor 2021, 21:00 Nga DOSJA
Nga 0-2 në 3-2/ Belgjika bën “vetëvrasje”, Franca

ITALI-Finalja e Nations League për vitin 2021 do të jetë Spanjë-Francë, planifikuar ditën e dielë në San Siro. Në Torino u zhvillua gjysmëfinalja e dytë, një takim spektakolar mes Francës dhe Belgjikës përfunduar me shifrat 3-2. Belgjika zhvilloi një 45 minutësh fantastik, kur Carrasco në minutën e 37′ dhe Luaku në të 40-tën çuan “djajtë e kuq” në dhomat e zhveshjes me një moral më të lartë.

Franca nuk u dorëzua dhe u instalua në portën e Courtois. Benzema në minutën e 62′ shënoi për francezët, ndërsa shtatë minuta më vonë, Mbappe nga pika e bardhë e penalltisë u tregua i saktë duke barazuar shifrat.Belgjika reagoi dy minuta para fundit me Lukakun, që nisi festën për golin e dytë personal, por gëzimin ia la në mes VAR-i, që evidentoi një pozicion jashtë për çështje centimetrash.

Nga porta e Francës, rreziku kaloi te zona e Belgjikës dhe në minutën e fundit të kohës së rregullt Theo Hernandez realizoi golin e përmbysjes së madhe me një goditje të saktë, që u devijua por jo aq sa për ta nxjerrë nga porta nga Courtois.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport belgjike franca belgjike franca

Sondazh

Poll