Sport

Penallti e humbur dhe dy “perla”! Ernest Muçi i bën të gjitha në fitoren e Shqipërisë U-21 ndaj Andorrës

7 Tetor 2021, 19:12 Nga DOSJA
Penallti e humbur dhe dy “perla”! Ernest Muçi i bën

ELBASAN– Pas humbjes turpëruese ndaj Republikës Çeke, Shqipëria U-21 bën kthesën dhe fiton ndaj Andorrës me shifrat 2-0. Përballja luajtur në Elbasan ishte e vlefshme për kualifikueset e Europianit të Grupit G. Ernest Muçi, sulmuesi i Legias së Varshavës ishte protagonisti kryesor me dy golat e shënuar.

Në të 36-të Muçi do të realizonte një kryevepër nga goditja e dënimit. Në pjesën e dytë, Shqipëria ishte sërish më këmbëngulëse dhe në minutën e 70′ kuqezinjtë mund të kishin shënuar golin e qetësisë, por Muçi gaboi nga pika e bardhë pas penalltisë së fituar nga Dobra, duke kaluar për pasojë në fundin e ndeshjes dhe disa minuta paniku.

Kur takimi po shkonte drejt fundit, Muçi shënoi në minutën e 92′, sërish nga goditja e dënimit.Një sukses i merituar për skuadrën drejtuar nga Alban Bushi që shkon në kuotën e 6 pikëve me tre ndeshje të luajtura.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport alban bushi andorra shqiperia u-21 alban bushi andorra shqiperia u-21

Sondazh

Poll