Çështja Mayorga/ Abuzimi seksual i Ronaldos ndaj ish-modeles, gjykata e Las Vegas-it vendos për çështjen
7 Tetor 2021, 21:26Nga DOSJA
SHBA– Çështja civile në lidhje me akuzën e sulmit seksual nga Cristiano Ronaldo ndaj ish-modeles Kathryn Mayorga është pushuar nga gjykata e Las Vegasit.Gjykata civile ka vendosur që akuzat e bëra nga Kathryn Mayorga të hidhen poshtë. Ish-modelija, 29 vjeç në atë kohë shpjegoi se e kishte takuar atë në një klub dhe tha se ajo ishte viktimë e abuzimit seksual të pësuar në vitin 2009 në një dhomë hoteli.
Një histori që dukej se kishte mbaruar në vitin 2010 kur CR7 vendosi t’i paguajë Mayorga-s mbi 300 mijë euro si pjesë e një marrëveshjeje jashtëgjyqësore të nënshkruar për të mos zbuluar çështjen. Në vitin 2018, Mayorga hodhi në gjyq sulmuesin portugez dhe kërkoi një dëmshpërblim prej mbi 60 milionë eurosh.
“Ne jemi të kënaqur me shqyrtimin e hollësishëm të gjykatës mbi këtë çështje dhe gatishmërinë e saj për të zbatuar me ligj dhe fakte pushimin e çështjes civile kundër Ronaldos,” tha avokati i sulmuesit Peter S. Christiansen. Ekipi ligjor i Mayorga ka 14 ditë kohë për të kundërshtuar vendimin e gjykatës.
E.Ç (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI-Finalja e Nations League për vitin 2021 do të jetë Spanjë-Francë, planifikuar ditën e dielë në San Siro. Në Torino u zhvillua gjysmëfinalja e dytë, një ta...
ANGLI-Florian Marku nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Vetëm disa ditë pasi u shpall kampion në kategorinë IBF, duke mposhtur boksierin ukrainas, Maxim Prodan në...
SHQIPËRI-Kombëtarja shqiptare i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve në Durrës para nisjes për në Hungari, ku të shtunën do të luajë ndeshjen vendimtare në...
MILANO-Lukaku dhe Ibrahimovic kishin qenë atje që nga shkurti i kaluar, por për disa orë muralesi i tyre është zhdukur, madje ajo ishte njollosur pas transferim...
ANGLI-Mesfushori i Brighton, Yves Bissouma u arrestua të martën në mbrëmje me akuzën e ngacmimit seksual dhe kaloi gjithë ditën në burg. 25-vjeçari ishte...
ARGJENTINË-Lajm i keq për Interin e Simone Inzaghit vjen nga Argjentina, ku Lautaro Martinez shfaqi një problem në kofshë dhe braktisi seancën stërvitore. ...
DURRES – Armando Broja është ‘heroi’ i dy ndeshjeve të fundit të Kombëtares sonë, sidomos në ndeshjen me Hungarinë, ku shënoi edhe golin e fitores në minu...
ANGLI-Pas më shumë se një viti negociatash rraskapitëse, ofertash, mohimesh dhe polemikash, tani gjithçka është zyrtarizuar për kalimin e pronësisë së Ne...
SHQIPËRI-Komisioni i Disiplinës ditën e sotme ka bërë me dije vendimet e saj për javën e katërt në Kategorinë Superiore.Ngjarja më e diskutueshme e kësaj j...