Bota

Nis gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt në Hagë, deklarohen të pafajshëm, prokurori: Kanë penguar drejtësinë

7 Tetor 2021, 06:28 Nga DOSJA
Nis gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt në Hagë, deklarohen të

HAGË- Ka nisur sot gjykimi i dytë në Hagë ndaj ish-krerëve të Uushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhomat e Specializuara bëjnë me dije se para gjykatës në cilësinë e të akuzuarit do të dalin Hysni Gucati dhe Nesim Haradinaj. Të dy këta akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. 

Seanca e sotme u hap nga trupi gjykues, i cili i kërkoi Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) të lexojë aktakuzën dhe të pyesë të akuzuarit nëse i kanë kuptuar akuzat kundër tyre.

Prokurori i Dhomave të Specializuara në Hagë, gjatë leximit të aktakuzës ka paraqitur faktet, që sipas tij, kanë lidhje me procedurën zyrtare të Dhomave të Specializuara dhe hetimeve të ZPS-së. Gjatë leximit të aktakuzës, prokurori tha se nga 7 deri në 25 shtator të 2020 Hysni Gucati, Nasim Haradinaj, Faton Klinaku dhe Tomë Gashi shpërndanë në publik pa autorizim informacione konfidenciale dhe inkurajuan edhe të tjerët të bëjnë shpërndarjen e këtyre informacione.

Kjo sjellje tregon qartë edhe motivimin e tyre për të penguar dhe dëmtuar procedurat e Dhomave të Specializuara”, tha prokurori në fjalën e tij.

Ndërkohë seanca për momentin është ndërprerë për shkak të problemeve teknike. Ndërprerja e seancës ndodhi në momentin që nisi leximi i aktakuzës.

Më pas dy të akuzuarit do të informohen nga kryetari i trupit gjykues për të drejtat dhe detyrimet e tyre gjatë gjykimit dhe më pas do të vazhdohet me deklaratën hyrëse të Prokurorisë. Ndërsa dëgjimi i dëshmitarit të parë, kundër Gucatit dhe Haradinajt do të mbahet më 18 tetor.

Më 26 shtator të vitit të kaluar, dy ish-krerët e OVL-së së UÇK-së, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj u arrestuan me urdhër të Gjykatës Speciale. Ata akuzohen për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

(I.A/d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni hysni gucati kosova ne hage nesim haradinaj hysni gucati kosova ne hage nesim haradinaj

Sondazh

Poll