Bota

Mbi 10 mijë të arrestuar, Hong Kong-ut i duhet një mega gjykatë

7 Tetor 2021, 15:43 Nga DOSJA
Mbi 10 mijë të arrestuar, Hong Kong-ut i duhet një mega

HONG KONG – Hong Kongu do të ndërtojë një mega gjykatë të re për të shmangur mungesën e hapësirës pasi janë tejkaluar kapacitetet. Brenda gjykatës ekzistuese ka një numër të madh prej mijëra të arrestuarish gjatë protestave masive të vitit 2019 dhe më shumë se 150 të arrestuar sipas ligjit të sigurisë kombëtare.

Sipas The Guardian, Carrie Lam, kryebashkiake, njoftoi nismën të mërkurën në një fjalim politik, i cili përfshinte gjithashtu planet për një metropol të ri në kufirin me Kinën kontinentale dhe shtrëngimin e mëtejshëm të ligjeve të sigurisë kombëtare. Lam tha se mega gjykata do të krijohej në një ndërtesë ekzistuese qeveritare për të trajtuar çështjet që përfshinin një numër të madh të të pandehurve derisa një gjykatë e re e planifikuar e qarkut të ndërtohej në fund të vitit 2027. Ajo tha se puna në gjykatë do të fillonin në fillim të vitit të ardhshëm.

“Unë kam kërkuar nga departamentet përkatëse që të ndihmojnë plotësisht gjyqësorin në trajtimin e problemit të mungesës së sallës së gjyqit,” tha ajo.

Gjatë demonstratave në vitin 2019 kur miliona njerëz dolën në rrugët e Hong Kongut, policia arrestoi më shumë se 10,200 individë. Kishte një rritje prej 70% të numrit të të arrestuarve 16 deri në 20 vjeç në krahasim me vitin e kaluar, sipas statistikave të policisë.

Deri në prill të këtij viti, kur u publikuan shifrat e qeverisë, rreth një e katërta e 10,200 kishin filluar ose përfunduar procedurat gjyqësore. Në mesin e atyre që po përpunoheshin, 720 persona ishin akuzuar për shkelje gjatë trazirave, ndërsa të tjerët u akuzuan për grumbullim të paligjshëm, përdhosje të flamurit, armëmbajtje, ndalim automjetesh në një autostradë, ose sulm ndaj një oficeri policie.

Në fjalën e saj, Lam mbrojti sistemin gjyqësor, duke thënë se një gjykim i drejtë dhe proces i rregullt ishin elementë thelbësorë të sundimit të ligjit dhe se gjyqësori luajti një rol kryesor. Ajo foli mbi planet për një qytet të ri në zonat veriore dhe rurale pranë kufirit me Kinën kontinentale. Lam tha se metropoli mund të strehojë deri në 2.5 milion njerëz dhe do të shërbejë si një qendër ndërkombëtare e IT.

Ajo gjithashtu përshkroi planet për të vazhduar forcimin e sigurisë në Hong Kong, duke përfshirë zbatimin e legjislacionit të sigurisë kombëtare përveç ligjit tashmë të imponuar nga Pekini, duke sjellë një ligj për lajmet e rreme, duke rritur arsimin e sigurinë kombëtare në shkolla, duke prezantuar programe për të ndihmuar të rinjtë.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gjykate e re per hong kongun hong kong megagjykata gjykate e re per hong kongun hong kong megagjykata

Sondazh

Poll