Bota

Bazil/ Iu gjet në shtëpi koleksioni nazist me vlerë 3 milionë dollarë dhe foto fëmijësh, arrestohet pedofili

7 Tetor 2021, 15:08 Nga DOSJA
Bazil/ Iu gjet në shtëpi koleksioni nazist me vlerë 3

BRAZIL– Policia e Brazilit ka zbuluar një koleksion uniformash dhe objektet përkujtimore naziste në shtëpinë e një të akuzuari për abuzim fëmijësh bashkë më një sërë armësh. 58-vjeçari i dyshuar i identifikuar si Alyson Proenca Doyle Linhares, u arrestua këtë të martë pasi një çift që banonin në të njëjtën lagje me të e raportuan në polici për abuzim ndaj djalit të tyre 12 vjeç.

Policia gjeti ‘material monstruoz’ që kishte lidhje me nazizmin, duke përfshirë dokumente, uniforma, flamuj, kartë anëtarësie në partinë naziste me fotografinë e tij dhe armë zjarri si pushkë, mitraloz dhe një sasi të madhe municionesh. Imazhet e publikuara nga policia tregojnë se në mesin e qindra sendeve përkujtimore të nazizmit kishte fotografi të Hitlerit në korniza dhe buste të tij. Vlera e këtyre sendeve të koleksionuara arrin deri në 3 milion euro.

Linhares u akuzua për posedim të paligjshëm të armëve, racizëm dhe pedofili, pasi iu gjetën gjithashtu edhe fotografi të miturish. Policia e arrestoi pasi zbuloi gjatë hetimeve se ishte përpjekur te abuzonte edhe me dy të mitur të tjerë.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota koleksioni nazist koleksioni nazist

Sondazh

Poll