Bota

Ishin “zotër” në shpërndarjen e drogës/ Policia spanjolle “shkatërron” bandën me shqiptarë, ferma me drogë vlent

7 Tetor 2021, 16:11 Nga DOSJA
Ishin “zotër” në shpërndarjen e drogës/ Policia

SPANJË – Policia spanjolle ka arrestuar ditën e sotme në një Mas del Cisa, në Sentmenat, Spanjë, një grup shqiptaro-spanjoll prej 5 personash pasi ishin të përfshirë në rrjetin e trafikimit të drogës.

Sipas RV, policia ka ushtruar kontrollin në një fermë ku 5000 metra tokë kanë qenë të gjitha të mbjella me kanabis dhe gjithashtu ka gjetur rreth 84.14 kg marijuanë të gatshme për shitje, vlera e së cilës arrinte deri në 480 mijë euro. Autoritetet thonë gjithashtu se banda ka vjedhur energji elektrike me vlerë 70 mijë euro, për ta përdorur në funksion të kultivimit. Policia dyshonte prej kohësh se  kishte diçka që nuk shkonte, por kur banorët e zonës i denoncuan për shkak të zhurmës, gjithçka u bë e ditur.

Arrestimi nga policia ishte i mirëmenduar. Ata nuk ndërhynë menjëherë por pritën t’i kapnin në aksion. Ata ruajtën një furgon të grupit që shperndante drogën dhe kapën në flagrancë një nga personat teksa dorëzonte 28 pako me kanabis në një tjetër destincion. Ndërhyrja e policisë bëri që të binin në pranga 5 persona, përfshirë  këtu dhe krerët drejtues të bandës.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota arrestohet grupi shqiptaro-spanjoll droga me vlere 480 mijë euro. policia spanjolle arreston 5 persona arrestohet grupi shqiptaro-spanjoll droga me vlere 480 mijë euro. policia spanjolle arreston 5 persona

Sondazh

Poll