Bota

Qeveria austriake rrezikon të bjerë! I hetuar për korrupsion, të gjelbrit kërkojnë largimin e Sebastian Kurz

7 Tetor 2021, 15:22 Nga DOSJA
Qeveria austriake rrezikon të bjerë! I hetuar për korrupsion,

TIRANË– Prokurorët kanë vënë nën hetim për korrupsion Kancelarin Sebastian Kurz dhe 9 zyrtarë të tjerë të qeverisë. Kurz i ka refuzuar të gjitha akuzat që iu janë bërë dhe refuzon që të tërhiqet nga detyra.

Të gjelbërit paralajmëruan se mund të rishikojnë marrëveshjen e koalicionit qeverisës të nënshkruar pas zgjedhjeve të 2019-ës me Partinë Popullore. Kreu i të gjelbërve austriakë Verner Kogler tha se tashmë e sheh me dyshim aftësinë e Kurzit për të qëndruar në detyrë.

Ditën e djeshme, prokurorët zbarkuan në disa institucione në Vjenë, përfshirë edhe Ministrinë e Financave për të ushtruar kontrolle dokumentacionesh. Dyshohet se në përpjekjet për t’u zgjedhur në krye të Partisë Popullore në vitin 2016, Kurz ndërmjetësoi me zyrtarë të Ministrisë së Financave që drejtohej nga partia ku ai bënte pjesë në atë kohë, për të dërguar reklama shtetërore me pagesë në disa të përditshme, me kusht që ato të lobonin për të.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota sebastian kurz sebastian kurz

Sondazh

Poll